Qeveria e Kosovës ka organizuar
aktivitet për nderë të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë
së Kosovës nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, shefi i Qeverisë,
Albin Kurti nuk përmendi punën që është bërë ndër vite. Më shumë foli për dy vite sa është në krye të
ekzekutivit, e për të cilat i përmendi të arriturat.
Madje ai tha se Kosova është
shteti më demokratik në rajon, duke shuar se ka përparim në luftim të krimit e
korrupsionit dhe në zhvillim ekonomik.
“Para 10 vitesh Republika e Kosovës
kishte vetëm katër vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e
fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar
për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të
korrupsionit”, tha Kurti.
“Mbi 2 mijë persona janë
arrestuar, përfshirë 300 zyrtarë publikë. Kemi zhbërë 74 grupe kriminale dhe
kemi konfiskuar 1.5 ton narkotikë. Pra përparimi jonë drejt ligjit është duke
vazhduar”, tha tutje Kurti.
“Vitin e kaluar 10 për qind kemi
bërë përparim në ekonomi dhe për herë të parë eksportet tona pritet që t’i
tejkalojnë 1 miliard euro”, tha Kurti.
Ish-shefi i zyrës civile
ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, në fjalën e tij, tha se kishte menduar që
kjo datë ishte harruar nga institucionet kosovare.
Duke folur për përfundimin e
mbikëqyrjes së Pavarësisë, tha se ky proces ka përfunduar më mirë sesa është
menduar, raporton EO.
“Mendoj se është në rrugës që të
reflektojë siç kam bërë para disa vitesh në lidhje me pavarësinë e mbikëqyrjes.
A ka qenë momenti kur ishte një ndjenjë qetësie që ndjehej nga lidershipi dhe
populli kosovar. Në vitin 2008, pas shumë vitesh, presidenti Ahtisari
rekomandoi që Kosovës t’i jepej pavarësia. Plani parashihte një plan të
shkurtër mbikëqyrje, i cili ishte miratuar në Kuvend”.
“Më ishte dhënë një kompetencë
ekzekutuese, por asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar autoritetin tim sepse e kam
konsideruar më mirë që të bëhet nga autoritetet lokale. Në Bruksel nuk ishin që
të interesuar për rolin tim, por e shfrytëzova një qasje që të lëvizja më shpejt
të dispozitave të planit të Ahtisarit”, tha tutje Feith.
