Aleanca për Shqiptarët po mban Kuvendin Qendror të partisë në qytetin e Shkupit, ngjarje kjo e paralajmëruar ditë më parë nga kreu i kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela.
Ndonëse u ftua, në këtë kuvend nuk mori pjesë kryetari i partisë, Arben Taravari.
Të pranishëm janë gjithsej 108 nga 139 kuvendarë sa numëron kuvendi i partisë, shumicë kjo e gjitha në përkrahje të Ziadin Selës.
Sela për mediat pak para fillimit të kuvendit tha se vendimet partiake merren në kuvend e jo kokë më vetë, ndaj dhe vendimin për shkarkimin e Taravarit do ta merr kuvendi.
Kujtojmë se në mesin e kuvendarëve ishin dhe të tillë që ditë më parë reaguan për falsifikim të nënshkrimeve të tyre nga përkrahësit e fraksionit të Taravarit. /indeks.mk