4.8 C
Skopje

168 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 168 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 19 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 36 gjoba që kanë të bëjnë me këmbësorët, 4 për vozitësit e motoçikletave dhe 38 të tjera për parkim të parregullt.