11/12/2024

Sot është shënuar 17 vjetori i vdekjes së Isa Likës komandant Ilirit, derisa kryetari i BDI Ali Ahmeti e përshkruan figurën e tij si flakadan i pashuar frymëzimi drejt shtigjeve të përparimit të kombit.

U bënë sot plot 17 vite pa bashkëveprimtarin tim të idealit të lirisë e barazisë, komandantit të Brigadës 112 – Mujdin Aliu të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Isa Likën – Komandant Ilirin.

Nuk e harroj kurrë atë flakë atdhedashurie që buronte nga zemra e tij, guximin dhe vigjilencën e tij ushtarake në çastet kur duhej mbrojtur dinjiteti ynë kombëtar.

Iliri jeton në zemrat dhe mendjet tona si flakadan i pashuar frymëzimi drejt shtigjeve të përparimit të kombit!

Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Komandant Ilirit!

https://www.facebook.com/photo?fbid=867409574753166&set=a.465898708237590