12/10/2024

Përmes një reagimi në “Facebook”, grupi i tifozeve nga Tetova, “Ballistët”, kanë shprehur shqetësimin e tyre për mosmbajtjen e premtimit për ndërtimin e stadiumit. Ata kërkojnë përgjegjësi nga Lazim Destani dhe kryetari i Komunës, Bilall Kasami, për të realizuar këtë ëndërr të qytetarëve të Tetovës. Sipas tyre, Kasami ka dhënë premtime që nuk i ka mbajtur dhe po tallet me tetovarët dhe Ballistët në lidhje me këtë çështje.

ALARM !!! ALARM !!! ALARM !!!
BALLISTËT KËRKOJNË PËRGJEGJËSI PËR PREMTIMIN E STADIUMIT TË RI NË TETOVË !!!
Stadiumi i qytetit është tema dhe ëndrra e kahmotshme e qytetarëve të Tetovës, simpatizuesve kuqezi dhe Ballistëve, gjë e cila u premtua që nga viti 2016 nga vetë pronari i kompanisë “Ekolog” z. Lazim Destani!
Kaluan 7 vite të plota dhe investimi mbeti vetëm premtim i boshatisur, sepse punë nuk shohim ende, të paktën nuk e pamë as një përpjekje të vetme dhe serioze!
Durimi i çdo tifozi më vetëm se ka humbur, dhe shihet qartë se këtu nuk ka asgjë konkrete, ndaj edhe ëndrra jonë më e madhe tani është zbehur!
Ne muajin Korrik të këtij viti, në seancën e këshillit të komunës, kryetari Bilall Kasami para opinionit dha premtim, se deri në Shtator 2023 do të përzgjidhet kompania.
SHKËNDIJA është klub futbolli dhe jo politikë!!!