Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verilindor.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe erë të përforcuar nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë.
Discussion about this post