0.8 C
Skopje

219 shkelje të rregullave në trafik, vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 219 gjoba, prej të cilave: 59 për tejkalim të shpejtësisë, 70 gjoba për këmbësorët, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 6 për vozitje në gjendje të dehur dhe 45 për parkim të parregullt.