11/10/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shoqëruar dhe nga funksionarë të tjerë nga radhët e BDI-së, kryen nderime sot tek varrezat e heronjëve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e tyre të vdekjes.

Ahmeti përmes një shkrimi përkujtimor në Facebook, shkruan se sakrifica e Fehmiut dhe Xhevës u bë për Flamur, komb dhe liri, ndaj kujtimi për ta është i përjteshëm.

 

Statusi i plotë:

Një çerek shekulli pa Fehmiun e Xhevën, një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër, që ranë ashtu si jetuan, për Kosovë e Shqipëri, për flamur e komb.

Të rralla janë rastet në historitë e kombeve si ajo e Fehmiut e Xhevës.

Ia përshkonte fytyrën një nur hyjnor se po vdiste për liri, për Kosovë. Me buzë në gaz u përball me vdekjen.

Fehë të dytë nuk do të ketë, nuk bën më nënë tjetër si ai.

Sot kujtimet e kauzës kombëtare na bënë bashkë në sheshin e Drenasit dhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë për të nderuar veprën kombëtare të Fehmi e Xhevë Lladrovcit në 25 vjetorin e rënies së tyre heroike.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe për të gjithë të rënët e lirisë!

LAVDI!