13/04/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Talat Xhaferi morën pjesë në përvjetorin e 26-të të Epopesë së Dukagjinit, për të kujtuar heronjtë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetajn.

Ahmeti në Facebook shkruan se deshmorët e Kosovës me gjakun e tyre ujitën lirinë, duke i dhënë fund barbarisë serbe.

Statusi i plotë:

Bashkë me bacin Rifat Jashari, vëllezërit Haradinaj, Kryeministrin Talat Xhaferi, bashkëveprimtarë të kauzës sonë kombëtare dhe bashkëatdhetarë nga mbarë kombi u bëmë bashkë sot për të shënuar 26 vjetorin e betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan.

Kujtuam me krenari ato kohëra heroizmi dhe atdhedashurie deri në gatishmëri flijimi të bijve e bijave më të mirë të kombit për të jetësuar një amanet, atë të Kosovës së lirë.

Nderuam sakrificën heroike të Him Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt që me gjakun e tyre ujitën përjetësinë e tokës së Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Po në këtë ditë, 25 vite më parë aleatët tanë të NATOs do t’i përgjigjeshin përfundimisht kushtrimit të Kosovës për liri për t’i dhënë fund barbarisë serbe.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorçve dhe martirëve të kombit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=952273776266745&set=pcb.952275452933244