Tre persona kanë humbur jetën dhe së paku 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi të madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi.
Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30.
Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan.
Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar.
Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh.
Dëshmitarët i thanë mediave lokale se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit./21Media