24.8 C
Skopje

4 kuti nga fundi i numërimit/ Safet Gjici drejt mandatit të dytë në Kukës, Oruçi ‘i prish punë’ Sinamatit

Kur kanë mbetur dhe 4 kuti të fundit pa u numëruar, në Kukës, Safet Gjici duket i sigurtë drejt një mandati tjetër si kryebashkiak, edhe pse nuk ka mundur që të marrë më shumë se 50% të votave.

Kandidati i pavarur Abedin Oruçi, duket se i ka prishur punë kandidatit të Bashkë Fitojmë Admir Sinamati.

Nëse votat e tyre do të bashkoheshin, ata do të arrinin të mposhtnin Gjicin, por tashmë gjithçka mbetet çështje hipotezash.

Bashkë Fitojmë, koalicioni i opozitës ka marrë 7 Bashki në të gjithë vendin, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Himarë, Memaliaj dhe Kavajë.

Ndërkohë që PS ka marrë 53 Bashki, dhe MEGA ka marrë Bashkinë e Finiqit.