14/01/2025

Nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimeve për 10% të 50 produkteve ushqimore bazë, njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Tregoi po ashtu se Inspektorati i tregut do të ketë më tepër kompetenca me qëllim që të parandalohet rritja e padrejtë e çmimeve.

“Ministria e Ekonomisë javën e ardhshme përveç vendimeve për uljen e çmimeve për produktet bazë të ushqimit, do të bëjë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku do të rriten kompetencat e inspektorëve që të mund të veprojnë menjëherë, pa kaluar në procedura të caktuara, duke e marrë parasysh se nga ana e Inspektoratit duhet të veprohet në mënyrë ekspeditive”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi paralajmëroi se me zgjidhjen e re ligjore në Ligjin për Praktika Tregtare të Padrejta do të hiqen 20% e tatimeve në zinxhirin e tregtisë.

“Deri në fund të javës tjetër do të kemi edhe zgjedhjen e re ligjore për praktika tregtare të padrejta, ku do të largohen pothuajse 20% nga tatimet në zinxhirin e tregtisë, duke filluar nga prodhimi, deri në shitjen me pakicë, që shtesë do të ndikojë në uljen e çmimeve”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Drejtor i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski, njoftoi se do të mbyllen ato markete të cilat nuk do t’i respektojnë rregullat për uljen e çmimeve.