01/12/2024

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Xhejms O‘Brajan, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve, SH.S. Angela Ageler, ndihmës administratorja për Evropë dhe Euroazi në USAID, SH.S. Erin E. Mekki dhe shefin e seksionit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Dejvid Mejers, realizuan takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përcjell TV21.

Në njoftimin e dërguar nga Kuvendi, thuhet se theks i veçantë në takim është vendosur në aspektin e veçantë të partneritetit SHBA-RMV – anëtarësimin në BE.
“Konfirmoi se SHBA-të janë çdoherë të gatshëm tu ndihmojnë vendeve dhe
liderëve politikë të cilët kanë vizion të bëjnë mirë për vendin dhe për qytetarët e vetë dhe të cilët punojnë me përkushtim në atë drejtim. Plani për rritje parashikon që çdo vend i Ballkanit Perëndimor të zbatojë reforma dhe me këtë të hyjë në tregun e vetëm të Unionit. Janë identifikuar dy projekte me dinamikë të realizimit në muajt e ardhshëm, për çka O’Brajan shprehu pritje se Xhaferi, si Kryeministër i ardhshëm teknik të japë mbështetje që të njëjtat të mund të realizohen pa pengesa.

Ato janë projekti për reduktimin e harxhimeve gjatë transferimit të mjeteve financiare dhe projekti për lehtësimin e transferimit të trafikut kargo. Ky do të jetë një stimul i madh për biznesin dhe investimet tejkufitare, dhe si rezultat do të sjellë deri në përmirësimin e konsiderueshëm të gjendjes së përgjithshme ekonomike në vend. Bashkëbiseduesit ndanë pritjet se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas zgjedhjeve, do të vazhdojnë aktivitetet e filluara kah finalizimi i raporteve me BE-në dhe do të shfaqet gatishmëri dhe vizion që të gjithë faktorët politikë në vend të kontribuojnë në ardhmërinë e ndritur të qytetarëve të këtij vendi, të gjeneratave aktuale dhe të ardhshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.