Protestat e mbremshme kunder integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian të organizuara nga VMRO-DPMNE dhe Levica përfunduan me dhunë para Kuvendit dhe Qeverisë me çrast disa polic mbetën të lënduar.
Skenat e djeshme përkujtuan opinion për dhunën e 27 prillit të 2017-tës kur turma e protestuesve të ndihmuar nga zyrtarë të VMRO-së sulmuan institucionin më të lartë në vend, Kuvendin
Kundër kësaj me reagim doli Bashkimi Demokratik për Integrim e udhëhequr nga Ali Ahmeti nga ku dënojnë ashpër dhunën dhe incidentet antieuropiane që ndodhën sonte në protestën e e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe Levica para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit.
“Qytetarët sonte ishin dëshmitarë të tentativës së përsëritjes së sulmit të ngjajshëm ndaj organit më të lartë ligjvënës në vend si më 27 prill të vitit 2017 nga partitë politike dhe individ që nuk mendojnë aspak për të ardhmë e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në momentet vendimtare për vendin, në momentet kur po shkruhet historia dhe vendosen themelet e rrugës europiane, Bashkimi Demokratik për Integrim siguron institucionet dhe qytetarët se nuk do të lejojë në asnjë moment largim nga rruga e miqësisë euro-amerikane dhe integrimit europian”, thonë nga BDI-ja.
Rastin gjithashtu e ka dënuar edhe Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Kovaçevski, shtojnë se VMRO-ja dhe Levica nuk mendojnë të mirën e qytetarëve.
“Sonte opinioni do të shohë tentativën për të përsëritur ndërhyrjen e 27 prillit 2017 nga partitë politike që nuk i mendojnë mirë shtetit dhe qytetarëve.LSDM-ja, institucionet, qytetarët nuk do të lejojnë sjellje të tilla të rrezikshme, destruktive të kërcënojnë të ardhmen e vendit, përpjekjet për destabilizimin e vendit do të mposhten sërish”, thonë nga LSDM-ja
Shtrohet pyetja, cili do të jetë qëndrimi i VMRO-së pas zhvillemeve të mbrëmshme, a do të vijojnë të mbesin pjesë e skenarit destabilizues apo do të distancohen nga qëndrimet e Levicës pro-ruse.
Kujtojmë protestat do të vazhdojnë edhe sot para Qeverisë të mbështetura nga dy partitë ashtu siç kanë paralajmëruar kundër propozimit francez të cilin e mbështet SHBA-ja dhe BE-ja.