4.8 C
Skopje

A do të ndryshohet performanca e Ronela Hajatit në Eurovision? Ardit Çuni sqaron gjithçka


schedule20:16 – 3 Maj, 2022

Asnjë detaj nuk do të ndryshohet nga performanca e Ronela Hajatit në Eurovision 2022. Lajmin e bëri me dije Ardit Çuni, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në festivalin evropian. Gjatë një video live me gazetarin William Lee Adams, Arditi tregoi se pse fotot u fshinë nga Instagrami zyrtar i festivalit.

“Janë fshirë fotot për shkak se fotoja kryesore mund të interpretohej si një performancë +18. Ishte një frame nga gjithë videoja.  U vendos që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot por sa i përket koreografisë nuk do të ketë asnjë censurim. Ronela do të ketë atë që ka pasur nga fillimi.”, tha ai.

Pak ditë më parë, organizatorët fshinë fotot nga prova e parë e këngëtares shqiptare në Torino. Arsyeja ishte fotoja kryesore, ku Ronela shfaqej bashkë me balerinët e saj duke lëvizur dorën drejt pjesës së poshtme të trupit. Kjo shkaktoi pakënaqësi te fansat duke e cilësuar si të padrejtë vendimin.
/abcnews.al