Fotoja më poshtë është Marrëveshja e fundit mes AAA dhe ASH-së, e cila ishte e shkelur me dy këmbë nga Alternativa, e cila tradhtoi pikat e marrëveshjes dhe kishte shkuar në koalicion me LSDM-në dhe BDI-në.
Po kjo Alternativë sot, pa përkrahje elektorale i kërkon përgjegjësi Aleancës për shqiptarët, me kreun e LB, Bilall Kasami, me të cilin kishte thyer dyer më herët, pak në DR (Demokracia e Re) e pak te Mavrovasja, me Izet Mexhitin e BDI-së, ahmetistin e përbetuar.
Plasaritja e fundit në ASH, na kthen në kohë për t’i kujtuar tendencat e disa grupacioneve politike për ta minuar rolin e Ziadin Selës, me Marrëveshje politike që u shkelën me dy këmbë, por pa harruar edhe Këshillin Mbipartiak e Kim Mehmeti dhe kompanisë.