Hëna mund të jetë 4.4 mld vjeçare. Deri më sot, bota shkencore supozonte se sateliti ynë është formuar rreth 40 mln vite më parë, por së fundmi një grup shkencëtarësh i është rikthyer studimit të kristaleve të marra nga hëna nga misioni Apollo 17 i vitit 1972, misioni i fundit i NASA-s atje.
Kampionet janë analizuar në nivel atomik dhe grupi kërkimor i Universitetit të Chicagos nënvizon rëndësinë e moshës së satelitit të Tokës, meqënëse roli i saj është thelbësor në evolucionin e jetës.
Në konkluzion ata hedhin hipotezën, bazuar në analizat e fundit, se ajo është krijuar 4.4 mld vite më parë, kur mosha e sistemit diellor ishte ende e hershme, që sipas përllogaritjeve, Toka mendohet të jetë krijuar 4.5 mld vite më parë.
Në atë periudhë Toka e re në moshë, mendohet se një trup qiellor në dimensionet e planetit Mars u përplas me globin, dhe nga ky event lindi Hëna. Energjia e impaktit, shkriu shkëmbinjtë që më pas u bënë sipërfaqja e satelitit tonë. Megjithatë kërkimet dhe studimet do të vijonë mbi këto kristale, për të përcaktuar dhe komfirmuar këtë hipotezë.
Klan News