07/09/2024

Pas ndodhive brenda Aleancës për Shqiptarët, anë kanë marrë edhe deputetët e kësaj partie.

Krah Selës janë rreshtuar shumica e deputetëve edhe atë, Ilire Dauti, Elmi Aziri, Remzi Memedi, Artina Qazimi.

Kurse në krah të Taravarit janë vetëm dy deputet, Abdulla Saliu dhe Halil Snopçe.

Për këtë të fundit thuhet se është krah Taravarit vetëm për shkakun se bashkëshortja e tij, Aslian Snopçe, që sipas informacioneve dhe burimeve tona është “Udhëheqëse e sektorit të Arsimit” në Komunën e Gostivarit, të cilën Taravari e fitoi me ndihmën e VMRO-së.

Kujtojmë, në mënyrë zyrtare një javë më parë dhe përmes dokumentit të vulosur, kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela ka ftuar mbledhjen e Kuvendit të partisë në të cilën pritet të diskutohet për fatin e ASH-së, nëse e njëjta do të vazhdojë të udhëhiqet nga Taravari dhe se si do të veprojë e njëjta në zgjedhjet parlamentare, do të shkojë e vetme, me opozitën ose do ti bashkohet “Frontit Evropian”.