20/07/2024

Kohët e fundit festuam Ditën Ndërkombëtare të tullave LEGO (28 janar), kështu që është një moment për të kujtuar, dhe për disa edhe për të zbuluar, kuptimin e vërtetë të emrit të pazakontë.

Nuk është sekret që tullat LEGO janë një nga lodrat më të njohura dhe patenta e parë u regjistrua në vitin 1958 nga marangozi danez, Godfred Kirk Christiansen.

Duhet të theksohet se kompania LEGO u themelua nga babai i Godfred, Ole Kirk në vitin 1932, megjithëse besohet se djali luajti një rol kyç në zhvillimin e dizajnit të tullave të famshme.

Fillimisht, blloqet ishin prej druri (më vonë prej plastike), dhe emri LEGO u mor nga kombinimi i dy fjalëve daneze “Leg Godt”, që do të thotë “Luaj mirë”.

Besohet se Ole Kirk nuk e dinte që LEGO do të thotë “Unë bashkova” në latinisht, transmeton dailystar.

Ai raportohet se mendoi edhe për emrin Legio (legione), por në fund vendosi një emër që simbolizon një lojë cilësore dhe përkushtim për zhvillimin e fëmijëve përmes argëtimit.

LEGO është një nga kompanitë më të mëdha evropiane dhe prodhuesi më i madh i lodrave në botë (sipas shitjeve). Që nga korriku i vitit 2015, janë prodhuar 600 miliardë kube.