25/06/2024

Pas sulmit tragjik mbrëmë në Bruksel, ku si pasojë 2 persona humbën jetën, delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga Drita Abdiu – Halili, Sekretare e shtetërore dhe Zëvendës Kryenegociatore BE-në, njofton opinionin lidhur me përditësimin e mëposhtëm mbi procesin e skriningut bilateral për Kapitullin 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, i cili ishte i paraparë të vazhdonte sot dhe nesër në Bruksel.

Mbrëmë, pas shqetësimeve të shtuara të sigurisë, anëtarët e delegacionit maqedonas u konfirmuan se janë të sigurt. Siguria dhe mirëqenia e delegacionit tonë mbeten prioriteti ynë kryesor.

Pas komunikimit dhe konsultimeve të vazhdueshme me përfaqësues të Komisionit Evropian, Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Misionit të NATO-s dhe Ambasadës e Maqedonisë së Veriut në Bruksel, dhe duke pasur parasysh situatën e krijuar të sigurisë, është marrë vendimi për shtyrjen e ditës së dytë të skrinigut bilateral për kapitullin 11. Takimi i planifikuar për sot, do të mbahet të enjten, më 19 tetor.

Ky vendim bazohet në angazhimin e përbashkët mbi sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve të delegacionit tonë në procesin e skriningut me Komisionin Evropian.

Edhe njëherë shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga ky akt i pakuptimtë dhune.

Zëvendës krynegociarja Drita Abdiu Halili e cila udhëheq delegacionin e Maqeodnisë së Veriut në Bruksel, theksoi: “Edhe përkundër vështirësive, përkushtimi ynë për procesin e negociatave mbetet i palëkundur. Të gjithë anëtarët e delegacionit janë mirë dhe të sigurt, dhe të gjithë u kontaktuan menjëherë pas ngjares së mbrëmshme. Pas konsultimeve me përfaqësues të Komisionit Evropian, vendosëm që seanca e palnifikuar për sot, të mbahet të enjten me 19 tetor”

Delegacioni ynë çmon përkushtimin, mbështetjen dhe falënderojmë kolegët tanë nga Komisioni Evropian, Misioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Misioni i NATO-s dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bruksel që gjatë tërë kohës u angazhuan për sigurinë tonë, duke na informuar dhe ofruar ndihmën e duhur.

Për ndryshime apo përditësime të reja rreth procesit të skriningut dhe situatës së sigurisë në Bruksel pas sulmit të mbrëmshëm tragjik, opinioni do të informohet në mënyrë të saktë dhe në kohë.