Kryetari i
Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar më shumë hapësirë për
gratë në partinë e tij, teksa të njëjtën e kërkoi që ta kenë edhe në
institucione, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen
e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas, me moton “Gra të fuqizuara,
Shtet i fuqishëm”, kreu i LDK-së, tha se vizion i tyre është që gratë dhe burrat
të trajtohen barabartë.
Abdixhiku përmendi
edhe grevën e përgjithshme dhe ikjen masive të qytetarëve.
“Si prind
por edhe si politikan që kërkon ndryshim dhe ai LDK them të nisim angazhimin për
ndryshimin e ligjeve. Tema e tilla trajtohen deri në detajin e fundit. Ju ftoj
këto bindje t’i shtyjmë bashkërisht. Në këtë vizion vajzat dhe gratë duhet të
jenë të barabarta. Një politikane grua duhet të ketë secilën hapësire brenda partisë
e shtetit”, tha Abdixhiku.
“Për Kosovën
është mision që kjo barazi të arrihet sa më parë. Këto probleme rëndojnë jetesën
e fëmijëve tanë. Mbi 25 mijë mësimdhënës janë nën kërcënim financiar. Shumica e
fëmijëve nuk janë duke vijuar shkollë. Mbi 60 mijë punëtorë janë larguar gjatë
këtij viti nga Kosova. Po humbim edhe mjekë”, tha tutje Abdixhiku.