Zëdhënnësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi tha sot në press konferencë se ndjen zhgënjim për opozitaren maqedonase, VMRO-DPMNE që refuzojnë idetë për një shoqëri progresivë dhe bashkëkohore, pas qëndrimeve konservatore që i shfaqën ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president të vendit.
Ademi shtoi se VMRO-DPMNE duhet të prononcohet kundër Rusisë dhe kundër mentalitetit pro-Putiniste.
“Jemi të zhgënjyer që VMRO-DPMNE-ja e sheh barazinë si kushtëzim dhe nxiton, si gjithmonë, të refuzojë idetë progresive për shkak të robërisë së mendjes konservatore në dominimin e imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët.
Prandaj, shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e tjerë masivisht duhet t’i japin mbështetjen e tyre të qartë kandidatit Dr. Bujar Osmani.
Na duhen të gjitha votat për të mundësuar ndryshimin e Kushtetutës, si për Presidentin ashtu edhe për ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë për të ecur me vendosmëri drejt BE-së.
Ky është një shans fitues edhe për VMRO-në dhe LSDM-në dhe për të gjithë qytetarët dhe ky do të jetë qëndrimi i BDI-së si për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ashtu edhe për zgjedhjet parlamentare.
Vetëm me një zë të përqendruar për partinë më të fortë shqiptare do të arrihet qëllimi dhe do të parandalohet Rusia dhe ndikimi rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe synon të destabilizojë shoqërinë tonë të brishtë multietnike, multifetare dhe multikulturore për të promovuar një efekt domino në të gjithë rajonin.
I kërkojmë VMRO DPMNE-së të prononcohet kundër Rusisë, për Europën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-putiniste të kandidates së tyre njëherë të mundur ruso-nostalgjike Gordana Davkova.”, deklaroi Ademi. /indeks.mk