Nënkryetari dhe koordinatori i grupit parlamentar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë.
Njofton se me këtë ligj do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.
Përmes postimit, Ademi ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan për miratimin e këtij Ligji i cili përjashton çdo mundësi të diskriminimit ndaj ndonjë universiteti publik.
Ky propozim ligj në Kuvend u propozua nga deputetët e BDI-së dhe më pastaj u mbështet edhe nga të tjerëtë.
Postimi i plotë:
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.
Falenderoj të gjithë deputetët që votuan për miratimin e këtij Ligji i cili përjashton çdo mundësi të diskriminimit ndaj ndonjë universiteti publik.