18/01/2025

Ademi thotë se opozita shqiptare është bërë megafon i VMRO-DPMNE-së dhe po bllokon ligjin për lojërat e fatit për të mbrojtur interesat e bastoreve dhe kazinove.

Ademi gjithashtu u shpreh se opozita shqiptare vazhdon të mbështesë dhe të ndjekë VMRO-DPMNE-në në çdo nismë që ata fillojnë. Ata kanë bllokuar propozimin e parë të ligjit për lojërat e fatit dhe vazhdojnë të jenë kundër miratimit të tij.

“Më vjen keq që e ashtuquajtura opozita shqiptare është shëndërruar në zëdhenës të VMRO-DPMNE-së, çdo nismë që ata e fillojnë, opozita shqiptare të njejtën e vazhdojnë madje dhe i mbështesin. Bashkë e kanë bllokuar propozim ligjin për lojrat e fatit, version i parë I këtij ligji I cili u dërgua në kuvend në qershor te vitit 2021 dhe si komision amë ka qenë komisioni për Financa dhe Buxhet. Aasnjëherë nuk u kërkua seancë nga ky komision, sepse I njejti drejtohet nga VMRO-DPMNE. Se kanë qenë në të njejtën linje dhe vazhdojnë të jenë në të njejtën linjë, mjafton ti dëgjojmë deklaratat nga e ashtuquajtura opozita shqiptare. Ata aknë qenë dhe janë kundër miratimit të këtij propozim ligji”,deklaroi Ademi.