03/10/2024

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE.

Ademi tha se me mos votimin e këtij ligji, opozita po mundëson mbajtjen e një monopoli dhe mosvendosje të binarë të këtij tregu.

“Bashkë, opozita e kanë bllokuar propozim ligjin për lojrat e fatit, version i parë I këtij ligji I cili u dërgua në kuvend në qershor te vitit 2021 dhe si komision amë ka qenë komisioni për Financa dhe Buxhet. Asnjëherë nuk u kërkua seancë nga ky komision, sepse I njejti drejtohet nga VMRO-DPMNE. Se kanë qenë në të njejtën linje dhe vazhdojnë të jenë në të njejtën linjë, mjafton ti dëgjojmë deklaratat nga e ashtuquajtura opozita shqiptare. Ata kanë qenë dhe janë kundër miratimit të këtij propozim ligji. Duke qenë kundër këtij ligji. Ndaj si rrjedhoje me direktivat e BE-së, qeveria ka dorëzuar ligj të ri me flamur europian, edhe në këtë propozim, në sikron VMRO-DPMNE dhe opozita e bashkuar shqiptare ka qenë kudnër. Ata manipulojnë me opinionin, sepse me këtë propozim ligj përfshihet humbja e monopolit dhe demonopolizim dhe vendosja në binarë e këtij tregu. Parashihet që njeherë e përgjithmonë që lojrat e fatit të jenë larg nga shkollat fillore, ndaj BDI ka insistuar që kjo kërkesë të realizohet. Ju bëjmë thirrje deputetëve të opozitës të mos e bllokojnë këtë ligj, e mos të shëndërrohen në zëdhënës të kazinove dhe të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Ademi.