
Arbër Ademi, kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, i ftuar në emisionin “Real Story“ sa i përket formimit të qeverisë u shpreh, se për momentin BDI-ja ka shumicën e dyfishtë dhe pa BDI-në, shumë ligje të rëndësishme nuk do mund të kalonin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ai bëri një retrospektivë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur BDI-ja fitoi shumicën e votave shqiptare, por u anashkalua nga VMRO-DPMNE, partia fituese maqedonase, e cila formoi qeveri me një parti shqiptare më të vogël. Ai argumenton se kjo qeveri ishte jofunksionale dhe se BDI-ja arriti të rikthehej në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme.
“BDI në 2006, edhe pse i fitoi zgjedhjet në mënyrë absolute në bllokun shqiptar, ishte VMRO-DPMNE , e cila mori për partner një parti dukshëm më të vogël shqiptar në qeverisje. Dhe prej asaj kohe ajo qeveria zgjati 15 muajsh, sepse nuk kishte kapacitet për të qenë funksionale. Pas 15 muajsh u organizuan zgjedhjet të parakohshme dhe sigurisht BDI-ja siç ka fituar çdo lloj sfide elektorale deri më sot e fitoi edhe atë sfidë dhe u bë pjesë e qeverisë, dhe ne u angazhuam fortë asokohe që të instalohet një parim. Parimi që fituesi me fituesin ta bëjnë qeverinë, për arsye se do të ishte e pa kuptimtë që partitë shqiptare të garojnë në zgjedhje kur dihet se partia maqedonase do të merr një parti satelit shqiptare dhe do të ta prezantojë para opinionit se gjoja ja ka shqiptar. Prandaj ne fuqishëm jemi të koncenturuar që fituesit tek shqiptarët të jetë pjesë e qeverisjes sepse në këtë mënyrë manifestohet vullneti i komunitetit më të madh. Ne kemi shumicën e dyfishtë në kuvendin e Maqedonisë së Veriut për ligje të rëndësishme nga sfera të ndryshme që tangojnë të drejtat kolektive të etnive përpos që me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve në kuvend nevoitet edhe shumicë votash nga deputetët që janë nga komunitetet jo shumicë. Dhe kështu ne duke marrë vullnetin e qytetarëve duke na besuar shqiptarët, ne që nga viti 2002 dhe deri më tani kontrollojmë shumicën e dyfishtë që do të thotë se pa ne, shumë ligje të rëndësishme nuk do mund të votohen”, tha ai. (politiko.mk)