12/10/2024

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet seanca e 139-të në të cilën konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha në fjalimin e tij se përkrah zgjedhjen e deputetit Jovan Mitrevski në krye të kuvendit, duke numëruar dhe arsyet se përse i njejti është njeriu i duhur si kryekuvendar.

“Për kolegun Mitrevski jam bindur gjatë aktivitetit politik në kapacitetin e tij si politikan, si profesionist, gjithmoën ën shërbim të qytetarëve. Kuvendi është shtëpia vendimarrëse e të gjithë qyetarëve, ndaj duhet të angazhohemi gjithmonë në të mirë të qytetarëve, për një ardhmëri më të mirë dhe drejt një ardhmërie europiane. Për fat të keq në vitet e fundit Kuvendi ka pasur dhe momente të errëta që nuk duam t’i kujtojmë, mirëpo vetëm duke mos i harruar të njejtat kuptojmë se sa e kemi avancuar debatin dhe vendimet që dalin nga ky vend. Ndaj jam i kënaqur që z.Mitrevski të zgjidhet kryetar kuvendi, sepse bashkë kemi punuar në shumë procese progresive për vendin”, deklaroi Ademi. /indeks.mk