
Takim me ambasadorin francez në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sirill Bomgartner.
Zhvillimet aktuale në vend në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, mundësitë për ndryshime kushtetuese, për përfshirjen e bashkësisë bullgare në Kushtetutën tonë, me qëllim vazhdimin e procesit të negociatave me BE-në ishin temat për të cilat diskutuam gjatë takimit të sotëm.
Franca mbetet një ndër shtetet kryesore që ka mbështetur vazhdimisht procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
Andaj, thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona si dhe përkushtimi ynë maksimal për tejkalimin e gjitha sfidave deri në arritjen e qëllimit, atë të integrimit të plotë në familjen evropiane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.