I ri dhe shumë ambicioz, Besir Memishi ka mbi 20 vjet që punon si berber dhe klientela e tij në Gjermani është nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe shumë emra të njohur të cilët vizitojnë lokalin e tij për të marrë shërbimet që ai ofron.
Me punë ka arritur të gjitha. Jeton dhe vepron në Frankfurt derisa së fundmi ka hapur lokalin e tij personal të cilin e ka emërtuar Adlercutffm (mund ta gjeni edhe në Instagram me këtë emër).
Biznesi i tij po ecën shumë mbarë, derisa tashmë mund të themi se është një nga shqiptarët më të suksesshëm në atë rajon të Gjermanisë. Për të riun tetovar ky biznes është primarë.
Lokalin e tij siç theksuam e vizitojnë shumë emra të njohur të botës së ekranit. Mes tyre dhe aktori i njohur tetovar me famë në Gjermani, Flamur Aljiji.
Në vazhdim ju sjellim imazhe nga lokali: