8.8 C
Skopje

Administrata dhe institucionet shtetërore, Zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Administrata dhe institucionet shtetërore, gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Krijimi i një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike, do t’u mundësojë qytetarëve në çdo kohë të raportojnë një problem ose ankesë në lidhje me një institucion publik, si dhe të raportojnë një problem në procedurë për marrjen e një shërbimi të caktuar nga administrata publike.
Ky sistem synon dhe do iu mundësojë qytetarëve:
Raportim në çdo kohë për dyshime të mundshme për korrupsion në një organ të caktuar të administratës shtetërore
Raportim në çdo kohë të një problemi në procedurën e marrjes së shërbimeve të caktuara në këto organe
Synon të mbështesë strategjinë për procesin e përmirësimit të mëtejshëm të administratës publike duke transformuar proceset dhe përmirësuar kapacitetet institucionale.