13/04/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha sonte nga konventa promovuese se BDI qe 22 vite nuk njeh humbje, ndaj gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim.

Ahmeti tha se Bujar Osmani është personi i duhur për president sepse e ka dëshmuar veten e tij se sa i aftë është dhe sa respekt gëzon nga njerëzit e europës, ndaj me 26 prill dhe 98 maj vendi shkon në referendum për Europë dhe jo Rusi.

“E nisa këtë fjalim me fjalë të të arta nga Esat Mekuli, sepse më pak reshta me 4 vargje tregon gjithë historinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Aso kohen a mbanin për sharraxhi, por ajo kohë mbaroi. Nuk na shohin më si sharraxhi por si kryeminsitra, si presidenta… Në amfitetro ku bëheshin planë anti-shqiptare, sot kemi studenta shqiptarë, dështuan planet e Mlladiqit, sepse ne çdo arritje e fituam me gjak! Sot e kemi Mlladiqin në Hagë, e ne po gëzojmë këtu në këtë sallë. BDI që 22 vite nuk njeh humbje, kemi fituar çdo betejë, si ushtarakisht edhe taktikisht. Bashkë më popullin arrijmë gjithcka, ne me popullin ndërtuam një kala, që nuk përmbyset, me flamur, gjuhë, traditë, histori, universitete ndaj e dëshmojmë se jemi dalëzotës dhe fitues gjithmonë”. BDI ka ngritur kuadro për këtë vend, për kete komb, ndaj ky është investimi më i madh që ne kemi bërë. Me BDI-në nuk është e lehtë të matesh, sepse të gjithë ju keni investuar në veprat kapitale kombëtare, që s’ka kush i shkul. Me ne askush le t’mos hyn në bela, se e gjen belaja! Nuk mund të luaj super-liga me liga lokale, ndaj ne Bujarin e kemi super ligë të super ligave! /indeks.mk