11/12/2024

Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot projektet e sekretariateve për sfera të ndryshme shoqërore, ngjarje në të cilën ishte pjesëmarrës dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Ahmeti përgezoi të gjithë kontribuesit në përpilimin e këreksave dhe realizimin e ideve, teksa tha se pavarësisht sulmeve që po bëhen ndaj BDI-së, ata flasin me vepra e jo me fjalë.

Ahmeti shtoi se BDI ka themelet në gjakun e dëshmorëve, ndaj është organizatë politike e cila nuk shuhet asnjëherë.

“Kënaqesi jashtëzakonshme që sot mora pjesë këtu në promovimin e sekretariateve dhe projekteve madhore të idejuara nga ta. Po vini nga Këshilla Vendor me emra të mëdhenjë, ndaj nismën e keni që të realizoni dhe projekte me ideale të mëdha. BDI është lëvizje e fortë, që nga themelimi përpjektet janë bërë për ta zh’bë, mirëpo kam thënë se kjo organizatë nuk shuhet! BDI themelet I ka tek gjaku i idealistave dhe tek misionarët e kombit, ndaj mos u shqetësoni se çka flasin, na marrshin pleshtat sepse BDI është i etabluar dhe organizuar siç duhet, me profesionistë të dëshmuar. BDI ka nisur tashmë dhe iniciativën e Frontit për BE, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme, ndaj BDI nuk do ndasi, por bashkëpunim dhe së bashku të ecim përpara drejt një ardhmërie më të mirë. BDI përkrah avancime dhe progress dhe e tillë do mbetet gjithmonë”, deklaroi Ahmeti.