6.8 C
Skopje

Ahmeti-Bomgartner: Prioritet i RMV-së, tejkalimi i problemit me Bullgarinë dhe integrimi në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Ambasadorit francez, Siril Bomgartner është pritur në darkë pune në Rezidencën e Francës.

Gjatë këtij takimi Ahmeti dhe Bomgartnert kanë diskutuar për zhvillimet politike shoqërore në vend dhe në rajon, si dhe për zgjidhjen e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në perspektivën e integrimit europian.

Në këtë takim kryetari i BDi-së ishte shoqëruar nga zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.