16/01/2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ai i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd kanë nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit për Frontin Europian.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se këtij rrugëtimi do t’I bashkangjiten dhe parti të tjera politike, që garantojnë përcaktimin pro amerikan dhe europian të vendit, duke mos lejuar ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Statusi i plotë:

Bashkë me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi firmosëm sot marrëveshjen e koalicionimit të dy subjekteve tona politike duke shënuar kështu fillimin e themelimit të Frontit Europian.

Në këtë rrugëtim tonin së shpejti do të na bashkangjiten edhe subjekte tjera politike dhe përfaqësues të sektorit civil sepse nuk ka prioritet më të madh për vendin se sa integrimi në Bashkimin Europian.

Para nesh është një sfidë jetike, duhet të garantojmë përcaktimin tonë euro-amerikan dhe të ndalim ndikimin malinj rus përmes eksponentëve të tyre në vendin tonë, andaj bashkimi i forcave mbi përcaktimet e njejta progresive dhe pa alternativë tjetër është domosdoshmëri.

Ftoj të gjithë qytetarët qëtë jenë pjesë e këtij fronti dhe bashkë të vazhdojmë rrugëtimin e arritjeve kombëtare dhe shtetërore.

Na priftë e mbara në fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! T’i themi JO Rusisë, PO Europës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=949361153224674&set=pcb.949361613224628