Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në organizimin e Sekretariatit për mundësi të barabarta në Çair, ka deklaruar se është i hapur për garë, por nuk pranon shpifjet.
Ai gjithashtu thekson se BDI-ja ka përjetuar shumë sfida dhe ka shumë armiq. Ahmeti shton se fitoret e BDI-së janë rezultat i mbështetjes së popullit dhe për këtë arsye, kundërshtarët e tyre kanë të kotë.
“Jemi përpjek të dalim faqebardhë dhe të mos i zhgënjejmë popullin. Kemi krijuar shumë armiq, po ne s’jemi fajtorë që kemi fituar. Kemi pasur përballje shumë më të vështira. Të gjithë ata që mendojnë se do të na hidhërojnë dhe nxjerrin prej binarëve e kanë të kotë. Pjesa dërmuese e BDI-së ka kaluar në shumë përballje dhe mund të them se nervat i kemi prej litarit të çelikut dhe nuk ka as provokacion e shpifje që mund të na zhvendos nga platforma jonë për shqiptarët. E pranoj garën dhe rivalitetin, por jo shpifjen, kemi fituar se na ka dashur populli”, tha mes tjerash Ahmeti duke shtuar se BDI-ja nuk njeh dhe nuk do të regjistrojë humbje asnjëherë.