01/12/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me deputetë, ministra dhe bashkëpartiakë, kanë shoqëruar sonte kryeministrin Talat Xhaferi në takimin me qytetarët e Kumanovës.

Ahmeti pas takimit në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se tashmë u jetësua kauza për Kryeministrin shqiptar, teksa vendi ka destinacion kryesor integrimin në Bashkimin Europian.

Statusi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, zëvendës kryeministrin Grubi, ministra, deputetë, bashkëpartiak, u mirëpritëm sot në Kumanovë nga një numër i madh qytetarësh, ndaj dhe shpreh faleminderimin tim për mikëpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për të vazhduar rrugëtimin e të arriturave.
Kauza e jetësuar e Kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut vulos një të vërtetë të pamohueshme, atë të barazisë së plotë dhe të shqiptarëve faktorë të së ardhmes progresive dhe europiane.
Bashkë kemi thyer një nga një të gjitha tabutë, të gjitha arritjet tona burojnë nga populli dhe nga takimet si ky i sotmi, dëshmuam vlerat dhe potencialin tonë për të drejtuar shtetin dhe po bashkë duhet të vazhdojmë të qëndrojmë që ta mbajmë atë në binarët që shpiejnë drejt destinacionit të vetëm të përparimit, Europës.