Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin 360 shkallë deklaroi se Korridori 8 është ndihmesë për ekonominë vendore, ndaj si projekt ndihmon gjithë bizneset në Maqedoninë e Veriut.
“Unë nuk dua të jem mes marrëdhënieve të partive politike dhe klasës së biznisit, gjithësesi unë mendoj se si partive politike që i nevoitet një zhvillimmë i madh në fushën politike, dhe klasës së biznesit u duhet një bazë e fuqishme pa izolime, sepse ekonomia duhet të jetë e hapur dhe të zhvillohet tregu me fqinjët e tjerë, prandaj margjinalizimi i njërës pale do të shkaktojë dëm shumë të madh. Në këtë aspekt ka shumë që flasin kundër neve sidomos për Korridorin 8. Por Korridori 8 nuk po ndërtohet në vend të huaj, por po ndërtohet në teritorin e Maqedonisë së Veriut, si dhe Enka është kompani private, kompani botërore, që nuk e ka zgjedhur BDI dhe nuk ka pasur ndërhyrje, neve vetëm na intereson që në afat të caktuar të ndërtohet autostrada dhe me punë cilësore, dhe të ketë liçencë ndërkombëtare”, tha Ahmeti.