4.8 C
Skopje

Ahmeti: Kosova është pika ime e dobët po edhe e partisë time!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte i ftuar special në emisionin “Pressing” që transmetohet në Televizionin 7 në Republikën e Kosovës.

Në këtë paraqitje Ahmeti tha se deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës këtë temë e ka diskutuar me të gjithë diplomatët.

“Nga 2002 nga kur unë kalova në politikë e deri në shpalljen e pavarësisë ka qenë në agjendën time”, tha Ahmeti

Shtoi se ajo do të jetë në agjendën e tij deri në fund, kur Kosova të integrohet në BE dhe NATO e të përfundojë bisedimet me Serbinë.

“Janë hapur dilemma e çështje që kërkojnë unitet kombëtarë e rajonal. Ende ka vrima të zeza që mund të shkaktojnë dridhje nëse nuk punohet me intesitet dhe seriozitet”, shtoi ai.