18.8 C
Skopje

Ahmeti kujton Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 24 vjetorin e rënies së tij heroike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar sot në 24 vjetorin e rënies heroike Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën.

Ai ka evokuar kujtimet për atdhedashurinë dhe karakterin e një trimi të vërtetë siç ishte Ismet Jashari që ndër të parët iu përgjigj thirrjes së Kosovës për mobilizim dhe angazhim luftarak në kauzën e drejtë për lirinë e saj.

Ahmeti ka potencuar se rënia e Komandant Kumanovës në fushëbetejën e Luzhnicës ka qenë forca dhe amaneti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për jetësimin e idealit, por njëherit edhe frymëzim i veprimtarisë luftarake të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për lirinë dhe barazinë e popullit shqiptar në Maqedoni.

Në vazhdim postimi i plotë i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në faqen e tij të Facebook-ut: