09/12/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tha se tashmë shteti funksionon për mrekulli me udhëheqës shqiptarë dhe maqedonas, për dallim nga vitet e kaluara kur dikush shihej si pronar e shqiptarët si qiraxhi.

Ahmeti shtoi se Marrëveshja e Ohrit bëri kthesën e madhe me të cilën u dëshmua që ky vend është edhe i shqiptarëve dhe etniteteve të tjera.

“Koncepti për paraqitjen e sotme në këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë ma ndryshuan dy folës para meje, z. Milloshovski dhe bashkëkohaniku apo 7 vite më i vjetër se unë, z.Trajanov. z. Milloshovski, kur ju keni lindur unë kam qenë gjimnazist por, qiraxhinjë i mohuar I përqeshur, përplasur nga ata që Qeverisnin aso kohe, unë si i ri nuk isha i barabartë që mësoja, më mohoheshte gjuha e nënës, prindit tim I mohoheshte punësimi. Unë flas këtu si njeri që ka përjetuar vuajtje nga sistemi, kur është Kërcova më e mirë, atëherë apo tash. Gjimnazi funskionon për mrrekulli, asnjë zënkë, asnjë përplasje, kryetari I komunës time dhe tëndës është shqiptar, e menaxhueshme bashkërisht pa ndarje. Ishte më mirë kur më ndiqnin apo sot kur bashkëfunksionojmë. Ti më ktheve 30 vite pas gjithashtu edhe Antonio. Nuk është e vërtetë as ju as kolegët e LSDM-së, është një e vërtetë, bëri që z. Xhaferi të jetë zot shtëpie në shtëpinë e tij, nga Mo fituan turqit, romët serbët,. Të gjithë fituan me Marrëveshjen paqësore të Ohrit, kjo marrëveshje na ka bërë dalzotës në shtëpinë tonë, duhet t’jeni krenarë, këto 22 vite bashkë kemi punuar.Përçarjet po mundësohen nga të tjerët, nga forcat që na duan larg integrimit në BE dhe stabilitetit, ndaj truri dhe stomaku duhet të bëhen bashke dhe të dalin krah europës, sepse ne i takojmë europës dhe jo forcave pro-ruse”, deklaroi Ahmeti.