25/06/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin 360 shkallë deklaroi se Ndryshimet në Kodin Penal erdhën pasi ligjet aktuale nuk ishin në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian.

“Ndryshimet në Kodin Penal erdhën pasi ligjet aktuale ishin në kundershtim me ligjet e BE-së, ndaj mos keni asnjë shqetësim se nuk ndalohet reforma me këtë ligj, as nuk ka amnistim. Unë nuk mendoj që motivi ka qenë për të rehabilituar dikënd, arsyeja kryesore është që të afrojmë standardet me BE-në, ky ligj është i afërt me ligjet e Jugosllavisë së atëhershme, kod penal të cilin nuk e ka asnjë shtet tjetër i bashkimit Evropian. Ky ligj ka të bëjë me reformat që ne jemi duke i udhëhequr në drejtësi. Qëndrime politike të opozitës janë qëndrime të cilat nuk kanë të bëjnë me reformat në drejtësi”, deklaroi Ahmeti.