-0.2 C
Skopje

Ahmeti: Në BDI lejohet mendimi ndryshe, por ata e kanë gabim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në përfundim të fjalisë nga tubimi në Gostivar ka deklaruar se në BDI, lejohet mendimi ndryshe megjithatë ka shtuar se ata që janë duke kundërshtuar e kanë gabim dhe këtë ua ka thënë vet Ahmeti.

Ai thotë se vet ka qenë viktimë e mendimit ndryshe dhe asnjëherë nuk ndalon një gjë të tillë.

“Në BDI e kam lejuar zërin ndryshe, unë për vete kam ngrënë dajak për mendim ndryshe, unë tash nuk jap dajak, por ju them se e kanë gabim”, deklaroi Ahmeti.(Indeks.mk)