-1.2 C
Skopje

Ahmeti në KlanDebat: Kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë

Kryetari i BDI-së sonte i ftuar në emisionin “KlanDebat” në televizionin Klan Macedonia ka thënë se kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë.

Plotësisht, kjo Qeveri ka legjitimitet sepse Zaev ka shpallur kandidaturën për kryeministër dhe është votuar LSDM, është votuar BDI dhe partitë e ne jemi sistem parlamentar kush fiton shumicën ai e bën qeverinë dhe brenda katër viteve do të varët sa do e jetëson platformën. Nëse nuk arrinë pas katër viteve do të shohim a do fitoj mandatin, fole atë që e bën dhe njerëzit vlerësojnë nga ajo që bën e jo nga ajo që premton e nuk e bën. E drejta e opozitës është që të bardhës ti thotë e zezë. Mos prisni që të bëj orkestër folklori dhe të këndojë për punët e Qeverisë, opinioni është ai që vlerëson dhe gjykon, pse janë mediat të shohin të bardhën dhe të zezën, ka theksuar më tej Ahmeti.