Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministrat e tjerë nga radhët e BDI-së si dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, qëndruan sot për vizitë në kompaninë prestigjioze “Comodita” në qytetin e Gjakovës.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti përmes disa fotografive të realizuara nga kjo vizitë, shkruan se korporata Devolli ka krijuar shumë vende pune në Kosovë, teksa prodhimet e saj i gjejmë edhe në shumë vende të rajonit.
Ndër të tjera, Ahmeti potencon se është diskutuar dhe mundësia që korporata Devolli të shtrij veprimtarinë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke krijuar vende të reja pune.
Statusi i plotë:
Bashkë me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ekzekutivin e Bashkimit Demokratik për Integrim vizituam sot korporatën e mirënjohur Devolli dhe fabrikën e prodhimit Commodita.
Me mbi 4.900 punëtorë, eksportues në 25 vende dhe me mbi 20 dyqane në Maqedoninë e Veriut, kjo kompani kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mbarë rajonit.
U diskutua mundësia që korporata Devolli të vazhdojë të shtrijë investimet e veta në prodhim edhe në Maqedoninë e Veriut me brendin Commodita, me ç’rast do hapen mijëra vende pune edhe në vendin tonë.
Kapacitetet tona institucionale janë në shërbim të plotë për të mbështetur investimet e drejtpërdrejta që nënkuptojnë jetë më cilësore.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid03bGWD6RytotnR3buwChewvB7HQufoKHNcLYHznXJzQhvyw7aLmCQnDUEVZET9Ffhl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz