Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në manifestimin tradicional të organizuar nga Ansambli Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Teatrin Shqiptar të Shkupit e të mbështetur nga Ministria për Sistem Politik.
Ahmeti pas manifestimit ka thënë se Plisi i bardhë në kokat tona tregon lashtësinë, pastërtinë e indit tonë kombëtar, bardhësinë e kauzave tona të lirisë.
Shton se në oda e beteja e kemi mbajtur me krenari anembanë trojeve, dhe se vazhdojmë ta mbajmë edhe sot.
Në shkrimin e tij, Ahmeti ka apeluar që plisin ta ruajmë si sytë e ballit.
Statusi i plotë:
Plisi i bardhë në kokat tona tregon lashtësinë, pastërtinë e indit tonë kombëtar, bardhësinë e kauzave tona të lirisë.
Në oda e beteja e mbajtëm me krenari anembanë trojeve, vazhdojmë ta mbajmë edhe sot për të mos harruar kurrë stërgjyshërit e gjyshërit tanë që nuk u gjunjëzuan asnjëherë përballë stuhive të kohës.
Krenari e nostalgji ma kaploi sot shpirtin nga atmosfera madhështore që krijoi Ansambli ynë shtetëror në manifestimin tradicional kulturor “Dita e Plisit”.
Le ta ruajmë Plisin si sytë e ballit!