08/02/2025

Kryetari i BDI Ali Ahmeti dje ka takuar Richard Grenell, ish të dërguarin special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ish presidentit amerikan Donald Trump.

Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Tramp për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës.

Në takim diskutuam për zhillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkarisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sjellte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.

Gjithashtu folëm edhe për procesin në Hagë ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht.

https://www.facebook.com/photo?fbid=871445361016254&set=pcb.871445471016243