3.8 C
Skopje

Ahmeti uron Abazoviçin: Bashkë na pret punë në agjendën e integrimit të rajonit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Dritan Abazoviç pas zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit të Malit të Zi. Përmes një mesazh urimi, Ahmeti i ka dëshiruar sukses në punë dhe agjendën e përbashkët për integrimin e rajonit.

Ja urimi i Ahmetit:

Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik.

Përgëzime të sinqerta dhe shumë suksese Dritanit, bashkë me të cilin na pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit.

https://www.facebook.com/photo?fbid=532515978242529&set=a.465898708237590