6.8 C
Skopje

Ahmeti: Vendimet e mëdha në BDI i merr kongresi dhe kryesia, ne jemi interpretues!

Duke folur për zgjedhjet brenda-partiake, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se Vendimet i ka marrë Këshilli i përgjithshëm për platformën për programin.

“Ato vendime vetëm se jetësohen dhe janë përcjellë tek organet e ekzekutivit dhe ka konsulta, se jemi në punë e sipër për organizimin e 12 degëve në zgjedhjet e brendshme”, ka thënë Ahmeti.

Ai shtoi se nga Tearca në Gostivar ka zgjedhje që janë një proces i ndryshëm se vendimet e mëdha merren në Kongres dhe kryesia.

“Bashkë me mua jemi intepretues, po zbatohet ndryshimi i statutit që tash e tutje në BDI do të votojë anëtarësia për drejtuesin e tyre, një anëtar një votë, sigurisht që mbi 10 mijë në Tetovë e Gostivar e degë tjera do të votojnë, por unë e di që ditë e diell do jetë dhe do hapen qendrat e votimit si votohet për zgjedhje dhe anëtarësia e BDI do kenë të drejtë vote”, shtoi kreu i integristëve.