08/02/2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin RTK Prime në lidhje me zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër, dhe akuzat nga opozita shqiptare që Xhaferi është kryeministër teknik dhe nuk asnjë kompetencë u shpreh se Xhaferri posedon të gjitha kompetencat për marrejen e vendimeve për çështje të rëndësishme, dhe kjo u vërtetua edhe sot me mbajtjen e seancës së parë në qeveri në krye me Xhaferin.

!Unë kam votuar në kuvendin e RMV-së për kryeministër të RMV-së dhe në dokumentet zyrtare nuk ka kryeministër teknik por ka kryeministër të shtetit, por për çështje të politikave ditore dhe për të zbutur opinionin publik maqedonas bëhet edhe kjo shtesa teknik.
Ky është moment historik jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por edhe për maqedonasit dhe shqiptarët në përgjithësi. Ne jemi të angazhuar që të gjitha vendet me të cilat ne kufizohemi të jetojmë në harmoni njëri me tjetrin, ne e dimë se historia e Ballkanit perëndimor është e hidhur” tha Ahmeti.

Sa u përket zgjedhje Ahmeti u shpjegoi për mbarvajtjen dhe sigurinë e procesit zgjedhor.

“Është kompetec e kësaj qeverie të organizojë zgjedhjet por jo të zëvndësojë KÇZ-në, ndërsa mbarvajtjen dhe sigurinë e procesit e ka kjo qeveri, ndërsa në të gjitha nivelet e zhvillimit të zgjedhjeve i organizon KÇZ-ja”, tha Ahmeti. (politiko.mk)