3.8 C
Skopje

Ahmeti: Xhemajli 16-vjeçar zgjodhi uniformën e luftës në vend të kostumit të maturantit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot kujtoi me mall dëshmorin e ri në moshë 16 vjeçarin Hysni Xhemajli, Ahmeti tha se Xhemajli nuk veshi petkun e maturës por zgjodhi petkun e UÇK, ja dhe postimi i plotë i Ahmetit:

Sot mbushen 21 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Hysni Xhemajli, i cili ishte ushtar i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.

Ndonëse ishte i ri, në vetëdije kishte pjekur ndjenjën e atdhedashurisë, duke qenë me origjinë nga një familje me pikëpamje patriotike. Si 16-vjeçar zgjodhi uniformën e luftës në vend të kostumit të maturantit. Morali i tij luftarak ishte i lartë, ndërsa moto e kishte fjalën: “Kudo që flitet shqip, është vendi im”.

Rënia e tij përkon edhe me përvjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, e cila po ashtu kishte për qëllim çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

Lavdi për Hysniun dhe gjithë dëshmorët e kombit!